>
LETERSISHQIP
Ignacio Larrañaga

Ke Ardhur Si Mik

Arrite tek unë, me përvujtëri dhe urti, për të më ofruar miqësinë tënde.

Më ke lartësuar deri në nivelin Tënd, duke u ulur Ti deri tek i imi, dhe do një raport familjar,
plot me pranim.
Mbetesh në mua në mënyrë të mistershme, si një mik gjithmonë i pranishëm,
që gjithmonë më dhurohesh mua dhe
i kënaq plotësisht të gjitha aspiratat e mia.
Duke na u dhuruar neve, zotërojmë bashkë me Ty gjithë krijimin, sepse i gjithë krijimi
Ty të përket. Që miqësia jonë të jetë e përsosur, Ti më bën shok me vuajtjet dhe me gëzimet e Tua, projektet e Tua, jetën Tënde.

Më fton që të bashkëpunoj me veprën Tënde shpëtimtare, të punoj me Ty me të gjitha forcat e mia.
Ti do që miqësia jonë të jetë pjellore dhe e frytshme, për mua dhe për gjithë të tjerët.

Hyj, mik i njeriut, krijues mik i krijesës, mik i shenjtë i mëkatarit.
Je Miku ideal, që nuk e shkel kurrë besnikërinë Tënde dhe nuk e mohon vetveten.
Ofertës të kësaj miqësie të madhe dhe të mrekullueshme do të doja që t’i përgjigjesha,
sikurse Ti shpreson dhe e meriton, duke vepruar gjithmonë si Miku Yt. Amen!
Nga Libri Takim i Atë Ignacio Larrañaga.
Përktheu: Nikolin Sh. Lëmezhi