Josif Gegprifti
Folmë…!
Folmë moj ti për dashurinë,
Folmë mos rri e heshtur,
Kujto për një çast rininë,
Kohën kur më flisje parreshtur.
Folmë për një natë
të qetë,
Që bashkë qëndruam përqafuar,
Kur hëna lozte me retë,
Në pëshpërisnim të dua, të dua!
Folmë për detin me valë,
Për diellin që tutje perëndonte,
Ne ecnim buzë detit ngadalë,
Lozonjarja hënë nga lart na vështronte.
Folmë për atë të ëmblin zë,
Që atë natë më tha të dua,
Për atë zë që s’e dëgjova më,
Se ishte nata e fundit për mua.
Folmë mos rri e heshtur,
Kujto për një çast rininë,
Kohën kur më flisje parreshtur.
Folmë për një natë
të qetë,
Që bashkë qëndruam përqafuar,
Kur hëna lozte me retë,
Në pëshpërisnim të dua, të dua!
Folmë për detin me valë,
Për diellin që tutje perëndonte,
Ne ecnim buzë detit ngadalë,
Lozonjarja hënë nga lart na vështronte.
Folmë për atë të ëmblin zë,
Që atë natë më tha të dua,
Për atë zë që s’e dëgjova më,
Se ishte nata e fundit për mua.
Më shumë nga Josif Gegprifti
- Vështrimi, Zëri Dhe Shpirti
- Nën Simfoninë E Zemrës…
- U Tretëm Si Një Ëndërr…
- Një Puthje E Lehtë
- Me Vargje Kujtoj Një Ndjenjë…
- Strehzat E Zemrës
- Kopshti I Ndjenjave
- Imazh Mengjesor
- Nga Sytë Më Rrjedhin Lot
- Një Mikeje
- Do Vallzoj Me Hënën
- Shëtis Me Dashurinë
- Yjet Më Buzëqeshin…
- Ne Syte E Tu
- Nje Enderr
- Çfare I Thoni Ju Kesaj?
Komente 0