Josif Gegprifti
Me Vargje Kujtoj Një Ndjenjë…
Jashtë, era e lehtë po fryn,
Liqeni vuri valë,
Shelgu krahët lëkund,
Nata po zbret ngadalë.
Buzëgjolit eci menduar,
Kitara ëmbël kumbon,
Një djalosh me zemrën dashuruar,
Dashurisë së tij i këndon.
Me shpirtin tim kam sjellë,
Një varg, një tingull, një poezi,
Një ndjenjë që lindi atëherë,
Në kohën e bukur me rini.
Liqeni vuri valë,
Shelgu krahët lëkund,
Nata po zbret ngadalë.
Buzëgjolit eci menduar,
Kitara ëmbël kumbon,
Një djalosh me zemrën dashuruar,
Dashurisë së tij i këndon.
Me shpirtin tim kam sjellë,
Një varg, një tingull, një poezi,
Një ndjenjë që lindi atëherë,
Në kohën e bukur me rini.
Më shumë nga Josif Gegprifti
Komente 0