>
LETERSISHQIP

Kopshti I Ndjenjave

Kopshtin
E dashurisë time,
E thura me ndjenjat
E shpirtit tim
Dhe brenda tij,
Mbive ti,
Lulja më e bukur.
Aroma jote
Ishte frymëmarja ime,
Vështrimet e tua
Ishin rreze e dielli për mua
Dhe puthjet
Ushqim i magjishëm
për shpirtin e prushëzuar.
Rrënjët e tua
I zhyte në thellësi të zëmrës time.