>
LETERSISHQIP

Yjet Më Buzëqeshin…

S’jam vetëm,
jo,
në përgjithësi nuk kam kohë të lirë për të qënë i vetëm dhe
në fakt,
unë gjithmonë jam pranë me miqtë e mi të dashur,
lapsin,
një copë letër dhe
thellë në shpirt
një ndjenjë dashurie,
kam muzgun,
perëndimin e diellit
dhe valëzën e liqenit.
Shpesh,
fare pranë meje,
dëgjohet
kumbimi i një kitare.
S’jam vetëm,
yjet nga qielli më buzëqeshin e digjen si zjarre.