Josif Gegprifti
Vështrimi, Zëri Dhe Shpirti
Nuk e kam të vështirë të shkruaj,
Të sjell në vargje dashurin,
Vargu im është në vështrimet e tua
E në fijet e barit ku vesa ndrin.
Vargjet që shkruaj fare lehtë i gjej,
Dhe fjalët e thjeshta që shkruaj në to,
Është zëri yt që lehtë m’i sjell,
Janë buzët e tua që i flasin ato.
Në shpirtin tënd unë gjej çdo fjalë,
Që buron nga e shenjta ndjenjë dashuri,
Që është si një det i thellë e me valë,
E më ka frymëzuar të shkruaj poezi.
Të sjell në vargje dashurin,
Vargu im është në vështrimet e tua
E në fijet e barit ku vesa ndrin.
Vargjet që shkruaj fare lehtë i gjej,
Dhe fjalët e thjeshta që shkruaj në to,
Është zëri yt që lehtë m’i sjell,
Janë buzët e tua që i flasin ato.
Në shpirtin tënd unë gjej çdo fjalë,
Që buron nga e shenjta ndjenjë dashuri,
Që është si një det i thellë e me valë,
E më ka frymëzuar të shkruaj poezi.
Më shumë nga Josif Gegprifti
Komente 0