>
LETERSISHQIP
Leo Gjata

Luft E Tretë Botërore

Erdhi vjeshta, ranë gjethet, si ç'do vit në viset tona
Por sivjet si kurrë nonj'erë, na pushtoi dhe "korona"
Porsi mjegull është shtrirë, të tërë globin ka helmuar
S'del dot jashtë nga policët, bërtasin si të tërbuar.

Me mijra vdesin ç'do ditë, kapica në frixhidere
Luft e qetë në tër botën, si do mposhtet kjo "kolerë"?!
Nga Evropa, Amerika, nga Brazili në Azi
Luftëtarët janë mjekët, një betejë pa kufi.

Ç'far ndryshoi nga mesjeta, me të flamosur "koronë"?
Kur "Ebolla" në Evropë, mori njëzet milionë..!
Shtatdhjet vjet tër njerëzimi, prisnin bombën atomike
Por kjo luftë botërore, vërtetoi më tragjike.

Pesqind vjet kanë kaluar, Evropa u ri-ndërtua
Si burim dhe dritë e botës, njerëzimi ja ka hua.
Mbas dy luftrash botërore, në shekull nëntëmbëdhjetë
"Korona" është fillimi, luft e fundit dhe e TRETË..!!
Nov.19-2020