Leo Gjata
Mëndje Gomari
Luani me dhelprën shkuan gjueti,
Njëri kish fuqinë, një dinakëri,
Tha dhelpra luanit, gomarin të ftosh,
Premtoi thesarë, tërshërë një kosh,
Vesh-gjati dëgjoi, ky gomari plak,
Miqësi me mbretin, e kish për merak.
Gomari sa erdhi ne vëndi’takimit,
Pëlliti me qejf në prani të trimit,
Luani iu hodh e kapi për gryke,
Vesh-gjati i tha :-Nga’vash mik më mbyte?
Sa hap-e mbyll sytë, ish pun’e mbaruar,
Dhe dark’e luanit, me dhelprën ish shtruar..
Luani i tha dhelprës:-Rri pranë ta ruash,
do fle pak, dhe erdha..po hëngre do vuash-
Dhelpra zë lëpiet, po s’mund të durojë,
Filloi nga koka, dhe nis të kafshojë.
E zbrazi tër kokën, dhe u ngop nga truri,
Pastaj e mbështeti, siç ish pran një guri..
U kthye luani, dhe sheh me vërejtje,
Kur pa kokën bosh, thirri me urrejtje:
-Po çe bëre trurin...koka është bosh?
-Trurin mbret i pyllit !?..Dua të kuptosh,
e tër ajo kokë, të kish tru dhe mënd,
kurrë z’do kish rënë, n’atë kurthin tënd-
Zgjurësia e ka përgjigjen të azërtë.

Komente 0