Leo Gjata
Malli
Sa her shoh nonjë lëndinë,
lule-shqerra e trendelinë,
kope dhën që blegërinë,
me’njer kujtoj Shqipërinë..
Papritur nga nonjëherë,
kur dëgjoj zëra në erë,
ku bredh vall kjo zëmr e gjorë,
dhe dëgjon zil’e këmborë?
Mendohem, po pse bariu,
vetëm me kopen i ziu,
nëpër male e nëpër ferra,
si fëmij përkëdhel shqerra?!.
O çoban..a nuk e di..(se)
pret çobaka në shtëpi.?!
Ka një javë që stë ka parë,
ndofta malli e ka marrë...?
Dhe ja dhentë valë-valë,
kullosin e vijn ngadalë,
çobani me gunë mbështjellë,
i nanuris me fyellë..
Çobanka pret në lëndinë,
shikon nga dhëntë që vinë,
me fustan e bardh të hollë
faqet e kuqe si mollë..
Kush ndofta kujton barinë,
nëpër male me bagtinë,
dimër-verë shi e borë,
me gunë e krrab në dorë?.
Në tufan e në dëborë,
që përkul bredhat e gjorë,
oh..si fërshëllen kjo erë,
si durojn bishat e mjerë?!.
Kur dëgjoj të gurgullojnë,
dhe pyjet rrotull gjëmojnë,
lumenj malit tatëpjetë,
zbresin në fushë plot jetë.
O Zot ku më bredhin mëntë,
kujtoj bujkun me parmëndë,
si krrabë osten’e shkretë,
her lëvdon her qërton qetë..
Nga një breg të mbaj sehir,
të shoh bujkun e ndërsir,
her më shpejt, her më ngadalë,
kosit jonxhen palë-palë..
Çupa, nuse e nonjë burrë,
grupe-grupe korrin grurë
dhe për drekë ja kan shtruar,
han’e pinë duke kënduar.
Bo..bo ç’mendoj unë i shkreti,
më la mëndja, z’di çmë gjeti,
kur barisnja në korije,
shtrihesha gjumit me shije..
Flinja në hije të pishës,
përmbi fshat, Korij’e Kishës,
zogjt’e bekuar këndonin,
me cicërimat më zgjonin.
Nga mali zbrisnin druvarë,
mushka me dru e me trarë,
tër sevda duke kënduar,
ja kan marr një kënge shtruar..
Porsi ëndërr në përrallë,
jam i zgjuar, a fle vallë?.
Ç’fantazi e martë djalli,
për vëndlindje më mor malli..
lule-shqerra e trendelinë,
kope dhën që blegërinë,
me’njer kujtoj Shqipërinë..
Papritur nga nonjëherë,
kur dëgjoj zëra në erë,
ku bredh vall kjo zëmr e gjorë,
dhe dëgjon zil’e këmborë?
Mendohem, po pse bariu,
vetëm me kopen i ziu,
nëpër male e nëpër ferra,
si fëmij përkëdhel shqerra?!.
O çoban..a nuk e di..(se)
pret çobaka në shtëpi.?!
Ka një javë që stë ka parë,
ndofta malli e ka marrë...?
Dhe ja dhentë valë-valë,
kullosin e vijn ngadalë,
çobani me gunë mbështjellë,
i nanuris me fyellë..
Çobanka pret në lëndinë,
shikon nga dhëntë që vinë,
me fustan e bardh të hollë
faqet e kuqe si mollë..
Kush ndofta kujton barinë,
nëpër male me bagtinë,
dimër-verë shi e borë,
me gunë e krrab në dorë?.
Në tufan e në dëborë,
që përkul bredhat e gjorë,
oh..si fërshëllen kjo erë,
si durojn bishat e mjerë?!.
Kur dëgjoj të gurgullojnë,
dhe pyjet rrotull gjëmojnë,
lumenj malit tatëpjetë,
zbresin në fushë plot jetë.
O Zot ku më bredhin mëntë,
kujtoj bujkun me parmëndë,
si krrabë osten’e shkretë,
her lëvdon her qërton qetë..
Nga një breg të mbaj sehir,
të shoh bujkun e ndërsir,
her më shpejt, her më ngadalë,
kosit jonxhen palë-palë..
Çupa, nuse e nonjë burrë,
grupe-grupe korrin grurë
dhe për drekë ja kan shtruar,
han’e pinë duke kënduar.
Bo..bo ç’mendoj unë i shkreti,
më la mëndja, z’di çmë gjeti,
kur barisnja në korije,
shtrihesha gjumit me shije..
Flinja në hije të pishës,
përmbi fshat, Korij’e Kishës,
zogjt’e bekuar këndonin,
me cicërimat më zgjonin.
Nga mali zbrisnin druvarë,
mushka me dru e me trarë,
tër sevda duke kënduar,
ja kan marr një kënge shtruar..
Porsi ëndërr në përrallë,
jam i zgjuar, a fle vallë?.
Ç’fantazi e martë djalli,
për vëndlindje më mor malli..
26 Nendor 2013
Komente 0