Leo Gjata
Pena Dhe Shpata
Shpata the pena bën bashkë kongres,
Gjyqtarë dhe dhe shumë të shkolluar,
-Kush meriton vall- tha mbreti serbes..
Kurorën që mbante në duar..
-Flisni me radhë, ç’farë kini bërë
kush ësht nga ju m’i lëvduar..
thuaj si prallë ta dijnë të tërë
shpatë ose pen për të shkruar-
-Fitoret që sjell- me mburrje tha shpata,
I bëra të ndihmoj miletin...
Në tokë e në det, betejat që pata,
I vrava për popull dhe mbretin.
Kusarët e vëndit si edhe të tjerë,
Në popull do bëjnë kërdinë,
Pena dhe libri s’mbron vëndin e mjerë,
Do shpatë ta ruash shtëpinë !
U përgjegj pena me modesti
Shikoni frutat që kam ndarë
I mësoj botës drejtësi
Mbretër dhe princa e fshatarë.
Gjakderdhje, vrasje dhe mizeri,
Nga injoranca humbim rininë
Sjell paqe botës dhe begati..
Kjo ësht fitorja për njerëzinë!
Mjekë, ushtarë e politikanë
Burra e gra, mendojnë thellë,
Pa diskutim penës ia dhanë
Kurorën mbreti vetë ka sjellë..
-Ul krenarinë ti trimja shpatë,
Por sot stë kemi nevojë..
Pranë t’i rrish penës së ngratë,
Mes injorancës kush do na mbrojë ?
Gjyqtarë dhe dhe shumë të shkolluar,
-Kush meriton vall- tha mbreti serbes..
Kurorën që mbante në duar..
-Flisni me radhë, ç’farë kini bërë
kush ësht nga ju m’i lëvduar..
thuaj si prallë ta dijnë të tërë
shpatë ose pen për të shkruar-
-Fitoret që sjell- me mburrje tha shpata,
I bëra të ndihmoj miletin...
Në tokë e në det, betejat që pata,
I vrava për popull dhe mbretin.
Kusarët e vëndit si edhe të tjerë,
Në popull do bëjnë kërdinë,
Pena dhe libri s’mbron vëndin e mjerë,
Do shpatë ta ruash shtëpinë !
U përgjegj pena me modesti
Shikoni frutat që kam ndarë
I mësoj botës drejtësi
Mbretër dhe princa e fshatarë.
Gjakderdhje, vrasje dhe mizeri,
Nga injoranca humbim rininë
Sjell paqe botës dhe begati..
Kjo ësht fitorja për njerëzinë!
Mjekë, ushtarë e politikanë
Burra e gra, mendojnë thellë,
Pa diskutim penës ia dhanë
Kurorën mbreti vetë ka sjellë..
-Ul krenarinë ti trimja shpatë,
Por sot stë kemi nevojë..
Pranë t’i rrish penës së ngratë,
Mes injorancës kush do na mbrojë ?
1-6-2016
Komente 1