Leo Gjata
Një Shëtitje Në Fshat
Një copë Parajse
Shumë herë mendohem, kush e pagëzoi
Po ka qënë qytet, vallë ç’farë pësoi?
Vardha për mbi të, shkëmbinj e greminë,
Korij’e vakëfit, ja shton bukurinë.
Habi..! Ç’far bën Zoti, si qilim stolisur,
Gropat rrëzë malit, si janë radhitur.
Kur shikon pëpjetë, kopetë me dhi,
Kërcejnë dhe lozin, në pyll me lajthi.
Në majë të Vardhës, ulur ndënë hije,
Do dëgjosh fyellë, tja qajë me shije.
Qeni majë shkëmbit, leh nga nonjë herë,
Sikur i bën iso, bariut me fyellë.
Lart nëpër shkëmbinj, shqiponja, skifterë,
Tufa dallëndyshesh, notojnë në erë.
Zile dhe këmborë, blegërijn’kopetë,
Gjëmon tër’Qyteti, parajs’e vërtetë.
Tja merrnja rrugicës, grykësë pëpjetë,
Për nga Mali Bardhë, që të takoj retë.
Të shkoj te burimi, dhe sa të arrij,
Të ngopem me ujë, si foshnja më gji.
Me dy-tre barinj, dhe ca rrugëtarë,
Të ham buk’e djathë, si miq të pa parë.
Pa do bëjm përshesh, me ca qumësht dhie,
Dhe tja marrim këngës, atje nënë hije.
Pastaj do marr malin, të ngjitem në majë
Dua ta mbush torbën, me lule dhe çajë.
Mu në maj të malit, në ndonjë lëndinë,
Do shikoj përpjetë, të shoh Perëndinë.
Të shoh Mal të Kuq, Qafën e Kazanit,
Atje ku kullosnin, kopet’e çobanit.
Në Gropat e Stonjës, të rri ndënë hije
Ku kam lojtur dockën, në mosh’fëminije.
Pastaj do marr rrugën, nga Shkëmbi Ariut,
Te Lajthi e Lazit, parajs’e bariut.
Të shikoj vërdallë, ku janë kopetë,
Se dushkun e Qarrit, (e) uroj Zoti vetë.
Që nga Qaf’e Qarrit, të shikoj Osumin,
Ku mërzejn kopetë, në freskin’e lumit.
Të shikoj Gramozin, fushën e Kolonjës,
Sa trima ka nxierrë, vëndit tonë mbronjës!
Ku ish An’i Metes, do të zbres në fushë,
Të shikoj nga fshati, syrin të ma mbushë.
Arat e stolisur, bahçe dhe livadhe,
Bujqit ven e vine, qënka pun’e madhe.
Në hije të mollës, ca çupa këndojnë,
Më tej janë burrat, për drekë më ftojnë.
Ne mulliri’fshatit, do pij një raki,
Millonai’plak, gdhënd me mjeshtëri.
Do të shkoj përpjetë, atje ne Topleci,
Vjete s’e kam parë, merak do më ngeci.
Një lumë i tërë, nuk di si mburoj,
Të pij-të freskohem, shpirtin ta shëroj.
Pa do shkoj në fshat, ku ka qënë lisi,
Të ec në vorreze, ti dalloj nga fisi.
Dalloj ndonjë emër, nga vjetet shkollore,
Tashti flenë qetë, këtu në bregore.
Dikush më ka thënë, kur erdh’nga mërgimi,
Hodhi syt’nga fshati, dhe e zu mallëngjimi.
Shikoi nga Hija, pak si i dremitur,
Dhe tha:-Ore shokë, Hija është rritur !..
Po ka qënë qytet, vallë ç’farë pësoi?
Vardha për mbi të, shkëmbinj e greminë,
Korij’e vakëfit, ja shton bukurinë.
Habi..! Ç’far bën Zoti, si qilim stolisur,
Gropat rrëzë malit, si janë radhitur.
Kur shikon pëpjetë, kopetë me dhi,
Kërcejnë dhe lozin, në pyll me lajthi.
Në majë të Vardhës, ulur ndënë hije,
Do dëgjosh fyellë, tja qajë me shije.
Qeni majë shkëmbit, leh nga nonjë herë,
Sikur i bën iso, bariut me fyellë.
Lart nëpër shkëmbinj, shqiponja, skifterë,
Tufa dallëndyshesh, notojnë në erë.
Zile dhe këmborë, blegërijn’kopetë,
Gjëmon tër’Qyteti, parajs’e vërtetë.
Tja merrnja rrugicës, grykësë pëpjetë,
Për nga Mali Bardhë, që të takoj retë.
Të shkoj te burimi, dhe sa të arrij,
Të ngopem me ujë, si foshnja më gji.
Me dy-tre barinj, dhe ca rrugëtarë,
Të ham buk’e djathë, si miq të pa parë.
Pa do bëjm përshesh, me ca qumësht dhie,
Dhe tja marrim këngës, atje nënë hije.
Pastaj do marr malin, të ngjitem në majë
Dua ta mbush torbën, me lule dhe çajë.
Mu në maj të malit, në ndonjë lëndinë,
Do shikoj përpjetë, të shoh Perëndinë.
Të shoh Mal të Kuq, Qafën e Kazanit,
Atje ku kullosnin, kopet’e çobanit.
Në Gropat e Stonjës, të rri ndënë hije
Ku kam lojtur dockën, në mosh’fëminije.
Pastaj do marr rrugën, nga Shkëmbi Ariut,
Te Lajthi e Lazit, parajs’e bariut.
Të shikoj vërdallë, ku janë kopetë,
Se dushkun e Qarrit, (e) uroj Zoti vetë.
Që nga Qaf’e Qarrit, të shikoj Osumin,
Ku mërzejn kopetë, në freskin’e lumit.
Të shikoj Gramozin, fushën e Kolonjës,
Sa trima ka nxierrë, vëndit tonë mbronjës!
Ku ish An’i Metes, do të zbres në fushë,
Të shikoj nga fshati, syrin të ma mbushë.
Arat e stolisur, bahçe dhe livadhe,
Bujqit ven e vine, qënka pun’e madhe.
Në hije të mollës, ca çupa këndojnë,
Më tej janë burrat, për drekë më ftojnë.
Ne mulliri’fshatit, do pij një raki,
Millonai’plak, gdhënd me mjeshtëri.
Do të shkoj përpjetë, atje ne Topleci,
Vjete s’e kam parë, merak do më ngeci.
Një lumë i tërë, nuk di si mburoj,
Të pij-të freskohem, shpirtin ta shëroj.
Pa do shkoj në fshat, ku ka qënë lisi,
Të ec në vorreze, ti dalloj nga fisi.
Dalloj ndonjë emër, nga vjetet shkollore,
Tashti flenë qetë, këtu në bregore.
Dikush më ka thënë, kur erdh’nga mërgimi,
Hodhi syt’nga fshati, dhe e zu mallëngjimi.
Shikoi nga Hija, pak si i dremitur,
Dhe tha:-Ore shokë, Hija është rritur !..
Nov.20, 2012
Komente 0