Leo Gjata
Oh Kjo Fush E Korçës
Majë Qarrit po shikove, Mal’n Thatë për matanë,
Fshatrat në dy anë të fushës, rrëzë malit dy gjerdhane!
Po kjo fushë sa vjen nata, zbukurohet si magji,
Xixëllojn në errësirë, fshatrat vështrohen karshi.
Oh...ato netët Korçare, hëna ndrit dritën e zbetë,
Ne mes Korça yll i zjarrtë, z’dallon dot ditët me netë.
Mbretëron një qetësi, shënjtorët e kan’bekuar,
Sikur nanuris fëmijët, nonjë nënë e dhëmshuruar.
Malet rrotull rrijnë rojë, sikur mbrojnë një thesar,
Fshatrat si gjerdan argjëndi, Korça si margaritar.
Malet jan plot me thesarë, plot burime pa-shteruar,
Lumenj bëhen gjer në fushë, nga no’njerë të tërbuar.
Nga Floqi në Pogradec, kjo xhadeja ka lezet,
Radhë plepat e qiparisat, si një gardh me minaret.
Ne bregoret përmbi fshatra, korijet e gjelbëruar,
Këndon kuku dhe bilbilat, si orkestër e bekuar.
Dhe më poshtë rrëzë malit, rreth fushës nisen kopetë,
Në mëngjes sa lënë fshatin, marrin pllajave përpjetë,
Bien zile dhe këmborë, blegërijnë dhën e dhi,
Lehin qentë, kecër, shqerra, nëpër tufa me laithi.
Si qilim fusha qëndisur, të dëfresh mëndjen e shkretë,
Zjejn traktorët dhe kombinat, gra e burra porsi bletë,
Vreshtat, bahçet dhe selishtat, ato jonxhe dhe luadhe,
Kur lëviz dhe pakëz erë, gruri ngre dallgën e madhe.
Si në Korçë, në ç’do fshat, ka statuja dhe nishanë,
Për trimat dhe bijt’e vëndit, për këtë thesar u vranë.
Sa hordhi na kan sulmuar, Sllavë, Grekë, e Otomanë,
Në fushat dhe malet tona, me mijra koskat i lanë.
Ku një çezmë prej mermeri, (si në Floq çezm’e Sotirit),
Ku një pllakë jasht’avllisë, amanet lënë të birit.
Në vorrezet të skalitur, emrat me gërma të artë,
Engjëjt këndojnë heronjve, me mandolina dhe harpë.
Rrugëtarin n’ato vise, si në fushë e lart në stan,
Bujqit dhe barinjt’stë lënë, pa një drekë e një duhan.
Dhe po rrastise më dasmë, dit Bajrami ose Pashkë,
Tër fshatarët dyer-hapur, të ftojnë të festosh bashkë.
Kush e veshi fustanellën?.. Nga Toskët qenë të parët!
Edhe veshjen alla-frënga, e bënë modë Korçarët.
Në Ballkan nuk kanë shokë, për këngë dhe muabete,
Ja shtrojnë me raki rrushi; jan qefllinj pa saltanete.

April, 23-2013
Komente 0