>
LETERSISHQIP
Luan Mema

Buzëqeshje Vjeshte

Ah, ne freskine e vjeshtes dyte
Kush s'ka njohur puthje e dashuri.
Me tik-take zemre, e shikim ne sy
Ne buzeqeshje agimesh si ne qiellsi.
Nuk fshihen neper sy rrezet e diellit,
Qe futen dhomave lehtas si vajza punetore!
Si nje flake casti nisin enderrimet,
Me te bukuren vjeshte me aroma frutore!
Dridhet shpirti nga klithma pulebardhash,
Ne mes te nje deti me te qelqtat vale.
Vec te clodhesh mengjesit nen nje dardhe,
Ne lakuriqesin e vjeshtes me qiellin kristal.
Ku te enderrosh shushurima gjethnajesh ne pyje.
Madje dhe piktore qe pikturojne akuarele vjeshte.
Me ngjyra verdhoshe mes degeve goje yje,
Dhe poetet qe cmojne dashurite pa rruge te trishte.