>
LETERSISHQIP
Luan Mema

Si Një Vajzë Që Nurin Derdh

Qiellit ndezur plot me yje,
Hëna e bukur natës bredh.
Qëndron pezull përmbi pyje,
Si një vajzë që nurin derdh!
Mos ka humbur vallë dhe udhën,
Që po pret sa të bjerë nata.
Pak nga pak po e puth buzën,
Me një yll që i vjenë prapa!
E pyet yllin ëndërr ngritur,
Që erdhi lartë nga qielli blu.
A je ende me mua ngjitur,
Të nginjur kam me sytë e tu.
Në ndjenjat e mia paske qënë,
Më dhe formën, formës tënde.
Shtro qilimin mëndafsh- henë,
Tek lëndina nën një pemë!
Ah, desha të ikja, po dhe të rrija,
Me sy t’më ndiqje dhe pa zë.
As ledha, as puthje nuk mi dije,
Po më lutet dielli të mos rri më!
Tetor 2024