>
LETERSISHQIP
Luan Mema

Drita Jote

Unë në këtë anë të detit,
Ti në anën tjetër të oqanit.
Ndoshta është kështu me të gjithë,
Ndoshta ndodh kështu me çdo njeri!
Të dy bashkë mund të krijojmë diell,
Në një qiell tjeter më të bukur.
Që s’mund të ketë dimra dashurie,
Por ca zjarre flakëputhje!
Më pëlqen të jem ky që jam,
Paçka se ti ke një dritë brenda natës,
T’i duhet të hapësh portën e madhe,
Për të qënë kundër fundit të botës.
Dhe se di nëse do vijë ai çast,
Paçka se unë jam gjysëm shekulli
Tani e di mirë që nuk është diell.
Por mjaftojnë dhe vitet e gjysmës tënde
E di si të futem atje brënda,
Në portën tënde që ke hapur
Po nuk e di se kush më ndezi,
Ndoshta drita jote që vjenë përqark!