Luan Mema
Edhe Vjeshtë, Edhe Grua
Ti, Vjeshtë, sot qenke kthyer në grua,
E paputhur në buzë apo faqe!
Por edhe kështu unë të dua,
Me këto lajkat e tu çmendurake!
Por pa shih, ç’je vajzë apo grua,
E paprekur si qelqet femërore me duar.
Si duket, ti se di bukurinë qe ke!?
As frutat e ëmbela në trupin tuaj!
Rreth diellit qiellor boshtin rrotulloje!
E kush nga ne nuk do të shoh frutat që ke bërë.
Se ti nuk je qielli, por stine!
Që së fundmi, do të zhvisheni e tërë!
Ndoshta nuk jam unë, dielli që bie!
Dhe se di në ç’ pyll gjinden hiret e tua!
Ku fshehen bukuri prej vajzërie!
E ca mollë që ngjajnë si një grua!
Ndërsa ti, vjeshtë e kthyer në fruta!
Që të kafshojnë patjetër duan.
Ku, krejt ndryshe, ty të shohin,
Edhe vjeshtë, edhe grua.
E paputhur në buzë apo faqe!
Por edhe kështu unë të dua,
Me këto lajkat e tu çmendurake!
Por pa shih, ç’je vajzë apo grua,
E paprekur si qelqet femërore me duar.
Si duket, ti se di bukurinë qe ke!?
As frutat e ëmbela në trupin tuaj!
Rreth diellit qiellor boshtin rrotulloje!
E kush nga ne nuk do të shoh frutat që ke bërë.
Se ti nuk je qielli, por stine!
Që së fundmi, do të zhvisheni e tërë!
Ndoshta nuk jam unë, dielli që bie!
Dhe se di në ç’ pyll gjinden hiret e tua!
Ku fshehen bukuri prej vajzërie!
E ca mollë që ngjajnë si një grua!
Ndërsa ti, vjeshtë e kthyer në fruta!
Që të kafshojnë patjetër duan.
Ku, krejt ndryshe, ty të shohin,
Edhe vjeshtë, edhe grua.
Komente 0