>
LETERSISHQIP
Luan Mema

O Shqipe E Magjishme

Ndër yje, O Shqipe brinjëtrëndafiltë,
Hapësirave buçasin klithjet e zgalemave,
Ulur buzë legjendash njerëzit kudojanë,
Qiellit si pulëbardhat, tokës anembanë.
Shqipe o shpirtbujtëse, orbitë e magjishme
Luleflakë e buzagazem të jap’ zemrën ty,
Me zjarr prush të puth, tok' dheu im,
Mbrëmje e mëngjes, dritëshëm bëhe sy.
E vogël zëkumbuese e qiellit stolisur,
Pranverë e lirisë,shndritur lot në yje,
Hëna mbërrin e plotë,nur për ku është nisur
Krijesës së natyrës,mbretërojn' fusha e pyje,
Arratiset nata, hareshëm lind dita,
Qiell pas qielli vezullon dhe drita,
Buit gjethi livadhit, çel dhe lule malit,
Vallëzojn’ valët e detit me gurët e strallit.
Shqipe kryeneçe e të ëmblit fllad,
Mbi buzë digjet dielli porsi një petal,
Shpirtin tim magjeps në të tuat hire,
Lakuriqësi antike, brenga ime mall