>
LETERSISHQIP
Luan Mema

S'kam Faj

Eh, ku da dija ç’do më thoshte vjeshta,
Por më tha të vërteten.
Se sa ka mikja syrin,
Ndoshta aq ke dhe ti zemrën!
Ç’të bëja unë tani me penën,
Thash të krijoj se po vuan.
Po shiko sa i vogel dukem,
Nga malli që po më bluan.
Eh, ku ta dija që s’isha dimër,
Në dashurinë midis nesh.
Ç’të bëj unë me penën në leter,
Kur ndrit mikja por si vjeshtë!
Eh, ku ta dija që kjo vjeshtë
Muzat për miken më falën.
Po kjo shejtanka në strezën e vetë
Me pranga më lidh dhe fjalën!
Mos më merr inat se s’kam faj unë,
Se muza më vjen e më shtohet.
Kur lindin zjarret dhe rrufetë!
Më çmend ti që së shërohem!
Ç’t’i bëj zemrës që digjet në gjoks,
Për puthjet me buzë të kuqur.
Nuk e di a do ta fitoj dote
Miken me sy të bukur.
Por ca si i marrë vjeshtës dukem,
Muzgjet e moshës janë të ndritur.
Se une syte s’t’i hedh kot,
Se quaj veten të lajthitur!
Ç’ti bëj muzës vjeshtës dytë,
Veç një fjalë po ta them tani
Dy liqene që i ke tek sytë
Prap i gjen në sytë e mi!
Durrës, 31.10.2023