>
LETERSISHQIP
Luan Mema

Ndër Vargje Kam Kënduar

Lehet e lehetë, por si flladi,
Shikoj ëndrrën shumë të gjatë.
Nuk e di si do më vej halli,
Ç’më gjeti vallë këtë natë.

Si t’ia bëj pashë perëndinë,
Me foli mikja si në rini.
Zemra fortë po më dridhërin,
Mu dogj shpirti shkrumb e hi.

Përsëri po e pyes veten!
A kam vlagë në kraharuar!?
A diçka më pëlqen vërtet,
Se ndër vargje kam kënduar.

Ndaj me sy të një poeti
Endërra e natës mu duk plot.
Se një fjalë në buzë më mbeti,
Ndoshta si ty s’ka në këtë bot!

Veç ndjek vargun që buron,
Mos më zgjoh gjumit pa skaj.
Se shteri vlaga po mbaronë,
Ndaj nga zemra s’po të ndaj.

Oh, dhe në vdeksha më jep dritë,
Që të kujtoj mike me aq zjarrë.
Një pikëz loti në faqe më zbritë
Nga sytë e tu kur të shkoj në varrë

Ti fole ëndrrës me buzën zjarrë,
Me the do të lë një amanet.
Do ta puth buzën si një e marrë,
Unë do të puth si një poet!
Nëntor 2024