>
LETERSISHQIP
Luan Mema

Mire U Takofshim

Me ndrico ti drite neoni.
Kridhi rrezet ne syte e mi,
Ah, moj nate qe me rrembeve,
Ne nje taverno ku po pi,
Ç’ishe sonte keshtu me mua,
Rrotullohem,c'bej tani,
Rrokullis gotat me vere
Digjet shpirti thelle ne gji.
Nuk e di si po me shkon nata,
Vec te zhytem te pi pa hile.
Fshehur thelle dhe heshtur,
Po me veshtron nje sy jeshile.
Cke ne zemer ma jep mua?
Se diçka me pelqen vertet.
Sy i ndritshem,ndri hareshem,
Shpirti yt po te emndet.
Asgje s'me tremb,dua te shoh,
Sepse shpirti do vec vere,
Me rino me freskine tende
Largo shpirtit tere kete vrere
Me qeteso kur me sheh ne sy,
Puthem buzen e pashuar
Shiko mua mos bej ze,
Sa te thithe afshin e perveluar.
Me jep buzet se s'pi dot,
Se kam pire s'tronditem fare
Vec mi hidh dhe ata sy,
Ta hap zemren sa nje dritare.
Frike s'po ndiej nga ato puthje,
Se me ty shpirti me kendon.
Mbushim kupat plot me vere
Nga ajo voze qe po buron.
Me djeg e dashur me be hi,
S’kam ç’te bej ndaj dhe po pi,
Se po plakem me shter vlaga,
Pim vere bashke si ne rini.
Sot me ty u bera mike,
S'mundem kurre te rri ndaluar
Erdhi mengjesi dhe ti ike
Dhe oret shkuan pa i kuptuar
Te rri vetme me duket kote.
Kesaj gote i them lamtumire,
Mire u takofshim ne ate bote,
Te dehemi bashke duke pire