Marjeta Shatro Rrapaj
Është Fakt...
Heshtja hedh sytë kudo
Depërton në brendësinë
E gjërave e qenieve
Zbulon dëshira të çuditshme
Iluzione absurde
Zgjon kujtimet
Që rebelohen mbyturazi
Nën pluhurin e harresës
Sheh përmes imazheve të dritës
Ku shpirti përkundet brenda kohës
Pastaj fluturon horizontit
Zhbiron përtej të dukshmes
E më vonë mban ritmin
E asaj që do të vijë
Pa e braktisur trupin
Deri në kthimin e fundit
Në atë pikënisjen e parë të kohës.
Depërton në brendësinë
E gjërave e qenieve
Zbulon dëshira të çuditshme
Iluzione absurde
Zgjon kujtimet
Që rebelohen mbyturazi
Nën pluhurin e harresës
Sheh përmes imazheve të dritës
Ku shpirti përkundet brenda kohës
Pastaj fluturon horizontit
Zhbiron përtej të dukshmes
E më vonë mban ritmin
E asaj që do të vijë
Pa e braktisur trupin
Deri në kthimin e fundit
Në atë pikënisjen e parë të kohës.
Komente 0