Marjeta Shatro Rrapaj
Kthjelltësi Meditimi
Djepit të ajrit i përkund
mendimet foshnjore
e kënga e erës
i përgjum me ledha
Butësisht
nanurisja mat të ardhmen
me shkëlqimin e pafundësisë së kthjellët
E dëshirat si pulëbardha
fluturojnë mbi dallgët e dritës
e në thellësi sysh qesh ëmbëlsisht jeta.

Komente 0