>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Mungesë Që Dhemb

Me një gotë gjysmëzbrazur në duar
Mendon një gjysmëputhje
te cepi i buzës

Një ëndërr përgjysmë
E një ndjenje pa emër
Etje malli në heshtje
që shuhet e rindizet
Prej çdo pike vere

Në fund të gotës
Portreti yt
Ti, mungesë që dhemb...