Marjeta Shatro Rrapaj
Të Pafjalë
Në puthjen tënde çel buzëqeshja ime
Si trëndafili i purpurtë hapur prej erës
Ndizen sytë mijëra vezullime
Tërë qenia e përgjumur lumturohet
Rrëmbyer në përqafimin e shumëpritur
Ndriçon mbi kokat tona një dritë e shenjtë
E dëgjohet vetëm melodia e zemrave
Ndërsa mendimet nisin shtegtimin
Mbi urën e dëshirave të uritura.
Si trëndafili i purpurtë hapur prej erës
Ndizen sytë mijëra vezullime
Tërë qenia e përgjumur lumturohet
Rrëmbyer në përqafimin e shumëpritur
Ndriçon mbi kokat tona një dritë e shenjtë
E dëgjohet vetëm melodia e zemrave
Ndërsa mendimet nisin shtegtimin
Mbi urën e dëshirave të uritura.
Komente 0