>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Sa Kohë

Dhe sa kohë do të mbahet peng e drejta?!
Zot nuk sheh sa është majmur gënjeshtra?!
Vendos peshoren e së vërtetës
Largoje mjegullën
Ki mëshirë për zemrën e një engjëlli
Që po vuan në heshtje
Mos ia digj shpirtin e ëndrrat!
Zot Ti je Supremi zgjidh atë
Që keqdashja njerëzore ka mpleksur