>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Brenda Përjetësisë

Sa shumë rendim
të kapim magjinë e një iluzioni

Padashur verbohemi
nga shkëlqimi i përjetësisë
në errësirën e kohës
e flaka e shenjtë e fjalëve
na ndriçon mendjen
para pasqyrës së jetës
për të parë thellësitë e ndërgjegjes.