Marjeta Shatro Rrapaj
Prehje
Kur të më kërkoni,
nëse më mbani mend,
do të më gjeni në një tjetër qiell,
atje ku perëndimet e muzgjet nuk kanë mbarim
duke pushuar poshtë një qiparisi përgjithmonë,
ku dëgjohet veç kuja e përvajshme e kukuvajkave
e fryn era e shpirtrave që prehen nën kurorën e yjeve
për lehtësim prej mundimit të përbotshëm
në eterin e trishtimit që rend në harrim.

Komente 0