Marjeta Shatro Rrapaj
Baraspeshë
O njerëz ndieni kënaqësinë e dhimbjes
Mos u frikësoni prej trysnisë së kohës
Në këtë botë marrëzie
Gjithçka që merr frymë
Është e përkohëshme
Prehja do të kapet në jetën e përtejme
Mos u trembni prej gjykimeve
Pengesat na stërvitin
Për të qenë më të fortë
Për të tejkaluar kufijtë e të mundshmes
Ndaj vendosim e përmbysim rregulla
Për të shijuar ndryshimin
Për të pasur veten të plotësuar
Me larmi ndjenjash tunduese
Për të marrë aq sa japim
Për të ruajtur ekuilibrin
Në peshoren tonë të fatit.
Mos u frikësoni prej trysnisë së kohës
Në këtë botë marrëzie
Gjithçka që merr frymë
Është e përkohëshme
Prehja do të kapet në jetën e përtejme
Mos u trembni prej gjykimeve
Pengesat na stërvitin
Për të qenë më të fortë
Për të tejkaluar kufijtë e të mundshmes
Ndaj vendosim e përmbysim rregulla
Për të shijuar ndryshimin
Për të pasur veten të plotësuar
Me larmi ndjenjash tunduese
Për të marrë aq sa japim
Për të ruajtur ekuilibrin
Në peshoren tonë të fatit.
Komente 0