>
LETERSISHQIP

Kur Merr Jetë Dashuria

Dielli i ngrohtë e ndal thëllimin
E zgjon pranverën e heshtur
Që fle matanë pyllit
Ëndrra të bukura marrin jetë
Zhduken frikërat
Ankthet e retë
Hutohet stina
Përgjërohet koha
O Zot, o Zot çfarë po ndodh?
Është fundjanari
Dita tërbohet prej shkëlqimit
Nata zvogëlohet, tkurret
Struket pas hënës
Harbon dashuria
E qiellit me tokën
E diellit me hënën
E habitshme hazdisja
Në palcë të dimrit...

DËRGOI: