Marjeta Shatro Rrapaj
Humbasim E Fitojmë
Indiferentë jemi me të shkuarën
Të ndjeshëm me të tashmen
Neutralë ndaj së ardhmes
Nuk mund të ndryshojmë
Çfarë iku në harresë
Nuk mund të kthejmë asgjë
I dorëzohemi përditshmërisë
Pa asnjë kusht
Humbasim krenarinë
Për të fituar paqen shpirtërore
Ne heronjtë e vegjël të monotonisë
Nuk mund të rendim përtej kohës
Përtej qenësisë aktuale
Veç fantazojmë nga pak
Daljen në dritë të plotë
Si futuristë aventurierë
Duke dëgjuar melodinë e kundrimit
Duke sajuar si mundemi ndryshimin
Hutuar nga zhurma e botës së vjetër
Që zien pa reshtur në luftë me botën e re...
Të ndjeshëm me të tashmen
Neutralë ndaj së ardhmes
Nuk mund të ndryshojmë
Çfarë iku në harresë
Nuk mund të kthejmë asgjë
I dorëzohemi përditshmërisë
Pa asnjë kusht
Humbasim krenarinë
Për të fituar paqen shpirtërore
Ne heronjtë e vegjël të monotonisë
Nuk mund të rendim përtej kohës
Përtej qenësisë aktuale
Veç fantazojmë nga pak
Daljen në dritë të plotë
Si futuristë aventurierë
Duke dëgjuar melodinë e kundrimit
Duke sajuar si mundemi ndryshimin
Hutuar nga zhurma e botës së vjetër
Që zien pa reshtur në luftë me botën e re...
Komente 0