>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Netëve Të Gjata

E pashpjegueshme
E befasishme si zbret
Drita e butë e yjeve
Mbi flatrat e natës
Na bën të pandehim
Se mund t'i realizojmë të gjitha
Edhe atë që nuk e arrijmë dot
E pastaj e mbushim me ëndrrat tona
Pa të cilat nuk do ta duronim dot realitetin
E ndodh që gënjehemi me të vërtetën
Në melodinë e mugëtirës
Horizonteve të pafundme
Nëpër copëza të grisura
kujtimesh të largëta.