Marjeta Shatro Rrapaj
Farfuritje Jete
Kur djeg flaka e ëmbëlsisë
Shpërthen si rrufe zjarri i dashurisë
Vetëtimat e ndritshme befas ndezin gjakun
Të papërmbajtshme
Të pakundërshtueshme
Bëhen ndjenjat e çliruara të misterit
Si hëna e argjendtë varur mbi det
Kur fanarët luhaten në erë
Duke ndriçuar trazimin e padukshëm
Që lëvrin pa reshtur në deje
Në heshtjen e pamatë
Ku fundosen klithjet e vetëdijes
Në luftën e heshtur pyetje e përgjigje
Mes ndjesive dhe arsyes së ftohtë.
Shpërthen si rrufe zjarri i dashurisë
Vetëtimat e ndritshme befas ndezin gjakun
Të papërmbajtshme
Të pakundërshtueshme
Bëhen ndjenjat e çliruara të misterit
Si hëna e argjendtë varur mbi det
Kur fanarët luhaten në erë
Duke ndriçuar trazimin e padukshëm
Që lëvrin pa reshtur në deje
Në heshtjen e pamatë
Ku fundosen klithjet e vetëdijes
Në luftën e heshtur pyetje e përgjigje
Mes ndjesive dhe arsyes së ftohtë.
Komente 0