>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Natë E Cingërimtë

Vetmia e akullt e dimrit
shkrin pranë oxhakut,
netëve të gjata, të ftohta
gjatë djegies së pyllit në vatër
ku pëlcasin lëkurët e njoma të drurëve
që treten si kujtimet e trazuara
nën hirin e nxehtë të mendimeve
që shkëputen nga rrjedha e rutinës
përmes kongjijve që vazhdojnë të digjen,
duke tymosur iluzionin optik të zbrazëtisë së trishtë...