Marjeta Shatro Rrapaj
Vuajtje Kalimtare
Shkëputur prej njerëzve
prej kohësh.
Duke vuajtur vetminë e madhe,
dhimbjen e mungesës...
Zbrazëtia e jashtme
shtyp ndjesitë e brendshme
duke çuar në reaksione të ngadalta
që digjen në heshtje.
E mundimshme,
të heqësh dorë nga dëshirat,
nga e kufizuara e ndaluar
nga e drejta legjitime
Shpejt
do të vijë edhe çasti
që të zhduket frika e misterit
E i pakontrollueshëm të jetë guximi
ku idetë e reja do të sundojnë mbi egon personale
Për ekuilibrim forcash
Për çlirim prej prangave të rënda
Që fati na vendos papritur.
Të zgjohemi përfundimisht
nga gjendja e kllapisë së marrëzisë kalimtare
me ardhjen e shumëpritur të vitit të brishtë
duke pritur erën e shpresës për paqe shpirtërore.
prej kohësh.
Duke vuajtur vetminë e madhe,
dhimbjen e mungesës...
Zbrazëtia e jashtme
shtyp ndjesitë e brendshme
duke çuar në reaksione të ngadalta
që digjen në heshtje.
E mundimshme,
të heqësh dorë nga dëshirat,
nga e kufizuara e ndaluar
nga e drejta legjitime
Shpejt
do të vijë edhe çasti
që të zhduket frika e misterit
E i pakontrollueshëm të jetë guximi
ku idetë e reja do të sundojnë mbi egon personale
Për ekuilibrim forcash
Për çlirim prej prangave të rënda
Që fati na vendos papritur.
Të zgjohemi përfundimisht
nga gjendja e kllapisë së marrëzisë kalimtare
me ardhjen e shumëpritur të vitit të brishtë
duke pritur erën e shpresës për paqe shpirtërore.
Komente 0