>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Dhimbje E Pjekur

Rrethuar jemi nga lumturia e gjërave të vogla
e nuk shohim nga verbëria egoiste.
Ecim para shtysave
për të kuptuar synimet tona
e na tallaziten mendimet
si bletët në zgjua,
kur Jeta na i jep përgjigjet vetë,
pa i kërkuar
e na qetohet shpirti
prej të pashprehshmit mallim të ekzistencës
që derdhet hapësirës poetike
brumosur me tharmin e kohës
e lotët e ëndrrave të mëdha
për jetën e pakonsumuar ende.