Marjeta Shatro Rrapaj
Rënie
Pas natës së madhe
Natës fluoreshente
Me elektrone dritëlëshuese
Me energji ngazëllyese
Zhbëhen ëndrrat
Zbehen dëshirat
Bien kështjellat e ajërta
Shpirtrat enden sërish
Pa busull, kuturu
Zbritja në realitet
Me këmbët në tokë
I bën njerëzit të ndiejnë
Thellësinë e ëndërrimit
E absurditetin e ngrirjes
Së pikës kulminante
Për t'u endur në monotoni
Për 365 ditë të zakonshme
Deri në vigjiljen e ardhshme
Të një viti tjetër luminishent.
Natës fluoreshente
Me elektrone dritëlëshuese
Me energji ngazëllyese
Zhbëhen ëndrrat
Zbehen dëshirat
Bien kështjellat e ajërta
Shpirtrat enden sërish
Pa busull, kuturu
Zbritja në realitet
Me këmbët në tokë
I bën njerëzit të ndiejnë
Thellësinë e ëndërrimit
E absurditetin e ngrirjes
Së pikës kulminante
Për t'u endur në monotoni
Për 365 ditë të zakonshme
Deri në vigjiljen e ardhshme
Të një viti tjetër luminishent.
Komente 0