>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Heshtur

Një ëndërr m'u thinj
Ëndërr e një jete plot mundim
Si diell shfaqet e zhduket
Në horizontin e largët pa mbarim

Gjumi I trazuar mundon
E sërish rrëmben
Balli mbuluar djersë
Trupi ngritur somnabul
Brengat rikujton

Shpirti lutet
E lutet për harrim
Deri në agim
Heshtur
Nata shuan
Çdo ëndërr
Çdo kujtim...