Marjeta Shatro Rrapaj
E Dua Borën
E dua borën e bardhë
Se më mëson si të prek qetësinë
Në heshtje olimpike
Të ndiej lirinë e plotë
të flokëve të kristaltë të saj në rënie
E të më lindin me mijëra mendime
Për të zbuluar brendinë e gjërave të reja
Për të zbërthyer dukshmërinë e dritës në përthyerje
Pa u verbuar vështrimi depërtues...
Se më mëson si të prek qetësinë
Në heshtje olimpike
Të ndiej lirinë e plotë
të flokëve të kristaltë të saj në rënie
E të më lindin me mijëra mendime
Për të zbuluar brendinë e gjërave të reja
Për të zbërthyer dukshmërinë e dritës në përthyerje
Pa u verbuar vështrimi depërtues...
Komente 0