>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Duke Pritur

Tani orët e fundit numërohen
Viti i vjetër do të largohet
Karroca e drerëve të dëborës e pret prej kohësh

Ja po vjen Janari
Mbushur pafundësi urimesh
Fishekzjarresh të ndritshme

Viti i Ri përshëndet ngrohtësisht
E futet sipas ritit të shenjtë
Duke provuar kulaçin e begatisë
Për t'u çelur portat e fatit të mbarë
E Zoti t'i bekojë me lumturi gjithë njerëzit!