>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Sonte Do Të Flas

Jam qiell plot yje
Me hënën si kurorë
Në ballin e ftohtë...
Sonte do të flas
Do të them çfarë dua
Pa u ndrojtur prej gjykimit
Mirë apo keq
Edhe pse jashtë
Errësira kureshtare
Kudo i zgjat veshët e saj...