>
LETERSISHQIP
Marjeta Shatro Rrapaj

Kaq Thjesht

Vërtet
Vargje kam shkruar
Po aq edhe kam lexuar

Shpesh
Kam heshtur gjatë
Jam fshehur errësirës

Po Zoti botën time
Me diell e ka bekuar
Me harmoninë e agimit kristal
Drituar

Mbushur aroma lulesh
E tinguj zogjsh
Si fëmijë sodis qiellin

Kaq thjesht
Përfytyroj engjëjt
Duke u lutur bashkë

Mos ndoshta koha luan me mua
E unë në dritaren e pritjes
Pres shpresë nga të shenjtat fjalë.