Mateo Yskollari
Shtegu I Duhur
Atë natë varg me yje,
Vonoi ndjenja lundrimin e saj,
Ndaj s'u sosa dot,
Ndoshta më penguan, u dergja në vaj.
Shpëtomëni ju thashë,
Prej prushit ku digjem plot mall,
E nisa ngarkuar rrugën me dhimbje,
Ku s'deshëm të shihemi, ose u pamë rrallë.
Mes yjesh ndodhet ndjenja shpirt trazuar,
Nisin rrugën zemrat mes dallgësh në furtunë,
Për të dalë tek shtegu i duhur,
Do të zbresësh yjesh ti, ose yll do bëhem unë.
Atë natë u bë prush qielli, u bë tym,
Ngeli ndjenja në mes yjesh e hutuar,
Si të ishte lodhur pak,
A të kishte qënë malluar.

Komente 0