>
LETERSISHQIP
Mateo Yskollari

Po Largohem

Uroj, largimi im të ta ngrohë shpirtin,
Nuk bëra dot më shumë, e di...
I hoqa sytë nga çdo gjë tjetër,
Shikimi mbeti prap tek ti.

Ç'tu desh më shumë se zemra ime?
Mos doje vello a kurorë?
Unë po largohem, do jesh e lumtur,
Ke zemrën time tash në dorë.

Do doja që të rrija gjatë,
Por nuk lejove të qëndroja,
Krijova mjaft kujtime,
Ti më tregoje ku gaboja!

Pas çdo buz'qeshje vinte trishtimi,
E isha unë që brenda vuaja,
Por ti s'ke faj, unë po largohem,
Nuk isha unë që luaja.

Pas shumë të qarave që erdhën,
Tani do qeshësh sado pak,
Por unë sërish s'do jem i lumtur,
Ndjenja, zemrës do t'i marrë hak.