>
LETERSISHQIP
Mateo Yskollari

Ti Qan

Ti qan e loti vetëtin
qerpikëve të tu.
Vaporët e jetës mbushur mendime
mes dallgëve luftojnë në detin blu.

Unë humbem padashur horizontit,
kur dielli agon e dallga mbyt.
Brenda meje gjithmonë ndrit,
i zjarrti syri yt!

Pastaj ti qesh, dhe ah… në gaz
më zhyten eshtrat pa mëshirë
e deti hapet atë çast,
vaporët thonë “Lamtumirë”.
Vienë, Austri.
22 Nëntor 2024