>
LETERSISHQIP
Mateo Yskollari

Era E Ndarjes

Të purpurta ishin agimet,
mos e mallko me ndarje këtë natë!
Nën re rrënojë të qiellit,
një erë që dukej kaq e thatë.

Nuk e kuptoja se si frynte
era që s'kish më kthim,
sikur gjithkush nuk e kuptoja
a ish harresë a s'ish harrim?

Çdo vjeshtë, çdo stinë që fshihej
t'i thoja ndarjes: "Prit dhe pak..."
Të shoh qiellin që më shembet,
shpirtin që më thyhet pak.

Por ti ike! Mjerisht nuk vjen!
Veç re lëshon dhe dërgon erë
që unë të dehem me sy mbyllur,
që unë të puth lotin e mjerë.