>
LETERSISHQIP
Mateo Yskollari

Nuk Shkruajta Dot

Nata i pa sytë e tu
dhe yjet mbase donin pakt,
në heshtjen që bën zhurmë këtu,
shkëlqenin muzgut sytë e flaktë.

Në veshë kumbonin cicërima,
por asnjë zog nuk shkon këtej!
T'ju them s'dëgjova a s'e ndjeva
apo t'ju them që po gënjej?

Kalojnë kaq orë monotone,
tek- tuk kalon ndonjë makinë
dhe sytë vijnë rrotull kësaj dhome,
Këmbët s'e gjejnë dot shtëpinë.

Nuk shkruajta dot për sytë e tu
dhe as për ndjenjën lajkatare,
nga gjithë ky tym që kam këtu,
s'dua gjë tjetër... veç një cigare...