Mateo Yskollari
Letër Nate
Nga një natë e errët që kurrë s'mbeti shkretë,
Ku vinin kujtimet, brengat, heshtja vetë,
E nisa një letër ta shkruaja me natë,
E ndjeva tek dukej mjaftueshëm e gjatë.
Rrethuar qirinjsh, të ndezur në flak',
Fillova të shkruaj me zemër, me gjak.
Bojë, të vjetra, mendime rrethuar,
Shumë fjalë që s'vinin, sa shumë ishin shkruar,
Të gjitha morën udhën drejt letrës, drejt pragut,
Rrethuar dashuri, si gjaku drejt gjakut.
Do e nis k'të letër, ti merre në duar,
Dhe po të kem vdekur,
Përsëri më shkruaj.
Një mall i pafund mbulon fjalët që s'duhen,
Aty janë gërma plot, që thuhen e nuk thuhen,
Ku zemrat dergjur qenë, aty jep jetë gëzimi,
Kur shpresat thellë u prenë, rropatet trishtimi.
Dhe kur të shkruaj unë do dridhet kalemi,
Do nxihet fletë e zezë, s'do dimë ku të vemi,
Ç'varrezë e llahtarshme! Do të shkruaj unë,
Si eshtër mbi eshtër fjalët lehtë u vunë.
Do marri letra udhë, si pëllumb postar,
E nëse ke vdekur, nga varri në varr,
Nën kockat e mia do të shuhet qetë,
Kujtimi, dhimbja, edhe malli vetë.
Do e nis k'të letër, ti merre në duar,
Dhe po të kem vdekur,
Përsëri më shkruaj.
Mos mbesi kjo letër, e shkretë, e pa zot,
Një kujtim nate që s'u shua dot,
Dhe po të jem nën tokë, që vdiqa më thuaj,
Se ku i dihet kohës, më shkruaj, të shkruaj!
Në këtë natë të errët sikur fati im,
Qava e dashur me mall dhe trishtim,
Me gjak dhe me lot të nisa një letër,
E nëse ke dashur përherë dikë tjetër.
Nën hije të shpirtit, nën tavan të qiellit,
Siç ndriçon dhe hëna mbas diellit,
Mbartur plot kujtime nën supet e mia,
I zbraza në shkronja, në pika, në vija.
E vulosa letrën, po pres të më shkruash,
E nëse kam vdekur, ndoshta do më duash,
Nën tokë shkërmoqur, harruar do pres,
Edhe pse i vdekur, përsëri do vdes.
Brenga, mërzia do më lenë të qet',
Do shuhen kujtimet nga deti në det,
Në mos qofsha zgjuar, në gjumë do ta marr,
Atë letrën tënde nga varri në varr.

Komente 0