Mateo Yskollari
Përbuzja E Qiriut
Digjej qiriu në heshtje, e tretej,
në dhomën e zymtë ku s’kish njeri,
aty, mes hijesh një dritë mbetej,
mes flakësh digjte plot dashuri.
Jepte tavanit, ç’kishte me vlerë, dritën,
të ngrohtin dhe tymin në mure,
ndiçonte qiriu dhomën e heshtur,
ndriçonte çdo skutë, të murit konture.
E nata tallej me qiriun,
që zbehej e tretej dalë nga dalë
flaka e tij, nuk ulte ritmin
por çonte tymnajën tavanit, në majë.
Kështu qiriu ç’kish nga shpirti e dha,
Po ç’dodhi? me bujë nga jeta u nda!
prandaj së bashku me ikjet e darkës,
vdiq dhe drita, dhe mburrjet e flakës!
në dhomën e zymtë ku s’kish njeri,
aty, mes hijesh një dritë mbetej,
mes flakësh digjte plot dashuri.
Jepte tavanit, ç’kishte me vlerë, dritën,
të ngrohtin dhe tymin në mure,
ndiçonte qiriu dhomën e heshtur,
ndriçonte çdo skutë, të murit konture.
E nata tallej me qiriun,
që zbehej e tretej dalë nga dalë
flaka e tij, nuk ulte ritmin
por çonte tymnajën tavanit, në majë.
Kështu qiriu ç’kish nga shpirti e dha,
Po ç’dodhi? me bujë nga jeta u nda!
prandaj së bashku me ikjet e darkës,
vdiq dhe drita, dhe mburrjet e flakës!
Komente 0