Mateo Yskollari
Dehje Dashurie
Ashtu në ftohtësi, afrohet dimri,
me të njëjtën pallto ti, (si përherë),
pranë zjarrit ku buçisnin drutë
ngrohej prej hirit një gotë verë.
Pa folur u dehem këtë natë,
i ftohti buzët na i preu,
si thëngjill e dyta gotë,
më pa dhe vrik mu hodh, kërceu.
Sekretet ndamë, ti hoqe pallton,
u turbullove prej saj një çikë,
mbi but vendose gotën bosh,
të tretën nise pa patur frikë.
Kur ra mesnata, me zor na doli,
po numëroja ngadalë, me nge,
në qilar askush nuk foli,
kush prej nesh më shumë u deh?!
- Poezi fituese e Vendit të parë në Konkursin e Poezisë 2022, në kuadër të Festës së Verërave dhe Gështenjës, Bashkia Pogrades
me të njëjtën pallto ti, (si përherë),
pranë zjarrit ku buçisnin drutë
ngrohej prej hirit një gotë verë.
Pa folur u dehem këtë natë,
i ftohti buzët na i preu,
si thëngjill e dyta gotë,
më pa dhe vrik mu hodh, kërceu.
Sekretet ndamë, ti hoqe pallton,
u turbullove prej saj një çikë,
mbi but vendose gotën bosh,
të tretën nise pa patur frikë.
Kur ra mesnata, me zor na doli,
po numëroja ngadalë, me nge,
në qilar askush nuk foli,
kush prej nesh më shumë u deh?!
- Poezi fituese e Vendit të parë në Konkursin e Poezisë 2022, në kuadër të Festës së Verërave dhe Gështenjës, Bashkia Pogrades
Komente 0