>
LETERSISHQIP
Mateo Yskollari

Nata

Nata mbyt qiellin,
e malli shpirtin
ha me dhëmbë!

Lëkunden mendimet
si anije pa vela
në detin e hapur,
të kujtimeve tona.

Hënë- mbretëresha
sundon qiellin pa re,
atë qiell
që me lotë mbush shpirtin
mall-plotë.

Nata mbyt qiellin,
Thellësia-detin,
Dashuria- njerinë!
Münster Germany
31 Gusht 2024